Sport

PARADOKSI! Joan Laporta, në shtëpinë e diktatorit Franko, një ditë pasi akuzoi Real Madridin, si "skuadra e regjimit"...

Ai mori pjesë në ceremoninë e nderjes së çmimeve kombëtare të sportit

18 Prill 2023, 17:15 Nga DOSJA
PARADOKSI! Joan Laporta, në shtëpinë e diktatorit Franko,

SPANJE - Dita na ka lënë një imazh kurioz këtë mesditë në Madrid. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka qenë në kryeqytetin e Spanjës për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve kombëtare sportive, të cilët u shpërndanë në Palacio del Pardo, ku mes fituesve ishte edhe Alexia Putellas, ylli i skuadrës katalanase për femra.

Kështu, mezi 24 orë pasi presidenti i Barcelonës akuzoi Real Madridin se është “skuadra e regjimit” dhe ka pasur një marrëveshje të fshehtë me Frankon, katalanasi Laporta është parë duke marrë pjesë në një akt që ndodhi në shtëpinë e diktatorit.

Akuza ndaj Real Madridit se ishte favorizuar nga diktatori gjatë gati 40 viteve që ai ishte kreu i shtetit erdhi dje, gjatë daljes së Joan Laporta në përpjekje për të shpjeguar përfshirjen e Barcelonës në “çështjen Negreira”.

Këto deklarata të Laportës bënë që Real Madridi të përgjigjet disa orë më vonë me një video të transmetuar në kanalet e tij zyrtare, ndër të cilat e cilësonte Barcelonën si një ekip të favorizuar nga diktatura e Frankos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll