Bota

Holandë/ Inteligjenca paralajmëron rritje të kërcënimeve të sigurisë

Muajin e kaluar, qeveria holandeze tha se kishte kufizuar eksportin e pajisjeve për prodhimin e çipave dhe lëndëve të para të përdorura në prodhimin e çipave në Kinë.

18 Prill 2023, 15:19 Nga a.l
Holandë/ Inteligjenca paralajmëron rritje të
Holandë

HOLANDË- Raporti i fundit i agjencisë holandeze të inteligjencës të hënën paralajmëroi për rritje të kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme kundër sundimit të ligjit. Raporti "AIVD 2022" thoshte se kërcënimet ndaj vendit janë shtuar për shkak të luftës në Ukrainë, aktivitetit të spiunazhit dhe sulmeve kibernetike.

Duke folur në një konferencë për shtyp mbi raportin, Erik Akerboom, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Përgjithshëm të Inteligjencës dhe Sigurisë (AIVD), tha se Kina është "kërcënimi më i madh ekonomik" për Holandën, shkruajnë mediat e huaja. 

"Kina po synon teknologjitë e reja në Holandë dhe vazhdimisht po përpiqet t'i vjedhë këto teknologji", tha ai.

Muajin e kaluar, qeveria holandeze tha se kishte kufizuar eksportin e pajisjeve për prodhimin e çipave dhe lëndëve të para të përdorura në prodhimin e çipave në Kinë.

Raporti tha gjithashtu se ideologjitë radikale, kërcënimet terroriste, sulmet kibernetike, sabotazhi dhe krimi i organizuar minojnë sundimin e ligjit në vend. Duke përmendur se Rusia ishte përpjekur të merrte informacion nga vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Holandën, raporti kujtoi se Holanda ka dëbuar 17 diplomatë rusë për spiunazh.

holande

Sondazh

Poll