Bota

Plagosi me thikë në qafë dhe në bark 18-vjeçarin, arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Greqi

18 Prill 2023, 14:59 Nga f.i
Plagosi me thikë në qafë dhe në bark 18-vjeçarin,
Akropoli

GREQI- Policia e Athinës ka vënë në pranga shtetasin shqipëtar Arbër Muçaj 17-vjeç, pasi ka plagosur me thikë një 18-vjeçari në afërsi të Akropolit. Autoritetet po kërkojnë edhe persona të tjerë të përfshirë në grabitje, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpuntori i tij Nikolas Kolias.

Muçaj së bashku me një shtetas grek Nikolas Kolias, tentuan të grabisin nën kërcënimin e thikave, një grup të rinjsh që po rrinin në një stol pranë monumentit të lashtësisë helene, Akropolit. Pasi i kanë grabitur telefonat dhe sendet me vlerë të rinjve dy autoret tentuan të largohen, 18-vjeçari Jorgo Akrivo, tentoi t’i ndalojë. Si rezultat i riu mori 4 gjuajtje me thikë në qafë dhe në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Autoret po merren në pyetje për të parë nëse janë përfshirë në akte të tjera të ngjashme, ndërsa do të dërgohen në gjykatë për masën e sigurisë.

arrestohet 17 vjecari shqiptar greqi

Sondazh

Poll