Bota

'Joshte' klientët me pje dhe hyrje falas, ndërron jetë 36-vjeçari pasi piu 22 shotsa në një klub nate në Poloni

Viktima Marku C ishte i dehur dhe ishte joshur nga hyrja falas, por u përpoq të refuzonte pijet që i ofroheshin vazhdimisht nga anëtarët e stafit. Gjithashtu 36-vjeçarit iu grabitën 420 paund, ndërsa ishte pa ndjenja.

18 Prill 2023, 14:32 Nga f.i
'Joshte' klientët me pje dhe hyrje falas, ndërron jetë
shots

POLONI- Një turist britanik 36-vjeçar ka humbur jetën pasi piu 22 shotsa në 90 minuta në një klub striptizmi në Poloni. Dailymail raporton se viktima Marku C ishte i dehur dhe ishte joshur nga hyrja falas, por u përpoq të refuzonte pijet që i ofroheshin vazhdimisht nga anëtarët e stafit. Gjithashtu 36-vjeçarit iu grabitën 420 paund, ndërsa ishte pa ndjenja.

Policia deklaroi se janë akuzuar 58 persona si pjesë e grupit të krimit të organizuar, pas një sërë bastisjesh në klubet e natës. Sipas hetimeve të Policisë Qendrore polake (CBSP), thuhet se klubi, dehte klientët përpara se t’u vidhnin paratë. 

Gjithashtu policia polake ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe janë sekuestruar disa pajisje elektronike, kompjuterë, para të gatshme dhe telefona.

“Mes të arrestuarve ishin edhe personat që e detyruan Markun të pinte alkool deri në vdekje. 36-vjeçarit nuk iu dha ndihmë mjekësore gjatë incidentit”,- deklaroi policia.

Hetimi, i cili përfshin klube në kryeqytetin e Varshavës, si dhe në Krakov, është në vazhdim.

britani e madhe vdes 36-vjecari ne poloni

Sondazh

Poll