Bota

PE miraton vendimin për liberalizimin e vizave/ Kurti: Një hap më afër Bashkimit Evropian

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kurti falenderon eurodeputetët që miratuan vendimin, e cila sipas tij, nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.

18 Prill 2023, 13:43 Nga a.l
PE miraton vendimin për liberalizimin e vizave/ Kurti: Një hap më
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit nga Parlamenti Evropian për miratimin e liberalizimit të vizave në Kosovës. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kurti falenderon eurodeputetët që miratuan vendimin, e cila sipas tij, nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.


Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave.

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

albin kurti

Sondazh

Poll