Bota

Von Cramon uron liberalizimin e vizave për Kosovën: Që nga viti 2024 qytetarët më në fund do të udhëtojnë të lirë në Evropë

Pas votimit nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës.

18 Prill 2023, 14:02 Nga a.l
Von Cramon uron liberalizimin e vizave për Kosovën: Që nga viti
Viola von Cramon

KOSOVË- Pas votimit nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës.

Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian. Urime për Liberalizimin e vizave për Kosovës të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t'ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo në Twitter. 

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

liberalizimi i vizave per kosoven viola von cramon

Sondazh

Poll