Bota

'Meritë e popullit!'/ Liberalizimi i vizave për Kosovën, Osmani: Fitore për demokracinë dhe unitetin në Evropë

Përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', ajo thekson se vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave është fitore jo vetëm për vendin, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.

18 Prill 2023, 13:49 Nga a.l
'Meritë e popullit!'/ Liberalizimi i vizave për
Vjosa Osmani

KOSOVË- Lidhur me vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ka reaguar edhe kryetarja, Vjosa Osmani. Përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', ajo thekson se vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave është fitore jo vetëm për vendin, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.

Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”, ka shtuar ndër të tjera presidentja Osmani.

Duke vënë në pah datën se kur qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm, pa viza, e para e vendit shtoi se që nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës më në fund do të ndihen të barabartë me popujt e tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj.

“Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”, ka shkruar presidentja Osmani. 

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll