Bota

Akuzohet për spiunazh/ Gazetari amerikan lihet në burg nga Gjykata në Moskë, shfaqet i buzëqeshur gjatë seancës

Ai do të mbahet në burgun famëkeq Lefortovo të ish-KGB-së në Moskë, me akuzën për spiunazh. 

18 Prill 2023, 13:36 Nga a.l
Akuzohet për spiunazh/ Gazetari amerikan lihet në burg nga Gjykata
Evan Gershkovich

RUSI- Gazetari i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich i cili është vënë në pranga nga autoritetet në Moskë me akuzën për spiunazh ka dalë sot para gjykatës për seancën e tij të apelit kundër paraburgimit. Por Gjykata ruse ka refuzuar ankesën e tij duke e lënë në burg. 

Gazetari është shfaqur për herë të parë në sallën e gjyqit ku shihet i buzëqeshur. Ai do të mbahet në burgun famëkeq Lefortovo të ish-KGB-së në Moskë, me akuzën për spiunazh. 

Akuzohet për spiunazh/ Gazetari amerikan lihet në burg nga Gjykata
Gazetari Evan Gershkovich

Arrestimi i Evan Gershkovich 

Gazetari Evan Gershkovich u arrestua në fund të marsit në Yekaterinburg për një rast spiunazhi. FSB pretendon se ai dyshohet se ka mbledhur informacione sekrete për një nga ndërmarrjet e kompleksit ushtarak-industrial rus. Para arrestimit, Gershkovich udhëtoi për në Nizhny Tagil, ku ndodhet uzina e mbrojtjes Uralvagonzavod. Iniciativa për arrestimin e Gershkovich erdhi nga zyrtarë të lartë të shërbimeve të inteligjencës ruse, Megjithatë, gazetarët e agjencisë janë të bindur se vendimi përfundimtar për arrestimin e gazetarit të Wall Street Journal është marrë personalisht nga presidenti rus Vladimir Putin.

evan gershkovich

Sondazh

Poll