Bota

Sudan/ RSF shpall 24-orë armëpushim, forcat e armatosura nuk pranojnë

Khemedi tani akuzon ushtrinë sudaneze se “dështoi në respektimin e armëpushimit, bombardimin e zonave me popullsi të dendur nga ajri dhe rrezikoi jetën e njerëzve”.

18 Prill 2023, 13:40 Nga f.i
Sudan/ RSF shpall 24-orë armëpushim, forcat e armatosura nuk
Sudan

SUDAN- Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), pas miratimit të kreut të saj, gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo shpallën një armëpushim prej 24-orësh. Mediat e huaja raportojnë se ushtria sudaneze mohoi se kishte rënë dakord për një armëpushim.

"Ne jemi dakord të pranojmë një propozim për të futur një armëpushim 24-orësh. Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë ndaj direktivave për këtë çështje që u lëshuan dje në mëngjes. Duam të theksojmë se pala tjetër nuk ka respektuar armëpushimin si dhe avionët e saj vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj vendbanimeve”,- thuhet në deklaratë.

Khemedi tani akuzon ushtrinë sudaneze se “dështoi në respektimin e armëpushimit, bombardimin e zonave me popullsi të dendur nga ajri dhe rrezikoi jetën e njerëzve”.

Kujtojmë se ushtria sudaneze pranoi propozimin e Kombeve të Bashkuara për hapjen e korridoreve humanitare për tre orë çdo ditë. Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, nga ana e tyre, thanë se ishin të gatshme të respektonin pauzat e përditshme humanitare. Megjithatë, të dyja palët rezervuan të drejtën për t'iu përgjigjur provokimeve. Ata nuk i përmbushën premtimeve të tyre.

Situata në Sudan është përshkallëzuar për shkak të mosmarrëveshjeve midis Abdel Fattah al-Burhan dhe kreut të Forcës së Reagimit të Shpejtë, Mohammed Hamdan Dagalo (Hamidti), i cili është zëvendësi i tij në këshill. Më 15 prill, përleshjet shpërthyen midis dy grupeve pranë një baze ushtarake në qytetin Merowe dhe në kryeqytetin Khartoum. Sipas të dhënave të fundit nga Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit, më shumë se 180 civilë janë vrarë në luftime, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar mbi 1800 viktima.

sulme ne sudan

Sondazh

Poll