Bota

Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën/ Reagon Abdixhiku: Ditë e paharueshme, presim të ardhmen brenda familjes evropiane

Me anë të një postimi në Twitter, Abdixhiku e ka përshkruar këtë ditë si të paharrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

18 Prill 2023, 13:25 Nga f.i
Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën/ Reagon Abdixhiku:
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas miratimit e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

Me anë të një postimi në Twitter, Abdixhiku e ka përshkruar këtë ditë si të paharrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Nër të tjera gjatë shkrimit kryetari i LDK-së shkruan se procesi i vonuar deri më tani është i padrejtë për Kosovën, por i ka ardhur fundi.

"Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian. Një trajtim i padrejtë dhe më në fund e sheh fundin. Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane,- ka shkruar Abdixhiku në Twitter.

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll