Bota

Mafia ndikon në politikë/ Shkëmbim votash në zgjedhje, 18 arrestime në Napoli

Të arrestuarit akuzohen gjithashtu për sulme ndaj të drejtave politike të qytetarit, korrupsion, pjesmarrje në shoqatë mafioze dhe tentativë zhvatjeje.

18 Prill 2023, 13:20 Nga A.B
Mafia ndikon në politikë/ Shkëmbim votash në zgjedhje, 18
Aksioni i policise

ITALI- Antimafia ka arrestuar 18 persona të akuzuar për shkëmbim elektoral politik-mafioz, raporton 'Tgcom24'. Masa sigurimi janë dhënë edhe kryetarin e Bashkisë Melito di Napoli, kryetarin e këshillit bashkiak dhe dy këshilltarë të tjerë bashkiakë. Të arrestuarit akuzohen gjithashtu për sulme ndaj të drejtave politike të qytetarit, korrupsion, pjesmarrje në shoqatë mafioze dhe tentativë zhvatjeje.

Hetimet, të kryera nga policia e Napolit, rezultuan se krimi i organizuar ka ndikuar në zgjedhjet për kryetar bashkie dhe për rinovimin e këshillit bashkiak të Melito. 

Personat e ndaluar pranuan se i kishin bërë premtime përfaqësuesve të organizatës kriminale për të siguruar koalicion dhe për vetë kandidatin për kryetar bashkie votat e anëtarëve të klanit, të subjekteve të lidhura me të dhe të banorëve të lagjes. 

Gjatë hetimeve, episode të shitblerjes së votave të këshilltarëve bashkiakë dolën edhe gjatë zgjedhjeve (të nivelit të dytë) për organet e qytetit metropolitane të mbajtura më 13 mars 2022. Po ashtu, u identifikuan disa episode zhvatjeje nga anëtarët e klanit./Dosja.al

arrestime ne itali

Sondazh

Poll