Bota

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Sveçla: Fitorja jonë e radhës! Kemi ende shumë punë për të bërë

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Sveçla thotë se meritat për këtë fitore i shkojnë qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij ka bërë një punë të paldhshme për të finalizuar këtë proces të rëndësishëm për vendin. 

18 Prill 2023, 13:08 Nga a.l
Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Sveçla: Fitorja jonë e
Xhelal Sveçla

KOSOVË-  Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi në Parlamentin Evropian sot është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Sveçla thotë se meritat për këtë fitore i shkojnë qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij ka bërë një punë të paldhshme për të finalizuar këtë proces të rëndësishëm për vendin. 

Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.  Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar. Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar Sveçla. 

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

xhelal sveçla

Sondazh

Poll