Bota

Miratimi i liberalizimit të vizave nga PE/ Haradinaj: Lajm i mrekullueshëm! Tani është radha që të anëtarësohemi në KiE

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin sociale 'Facebook', Haradinaj thekson se tani është momenti që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

18 Prill 2023, 13:01 Nga a.l
Miratimi i liberalizimit të vizave nga PE/ Haradinaj: Lajm i
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas miratimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian. Haradinaj ka përshëndetur vendimin ndërsa ka falenderuar eurodeputetët që kontribuan në përmbylljen me sukses të këtij procesi. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin sociale 'Facebook', Haradinaj thekson se tani është momenti që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot mori vendimin e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuuan që ky proces të përmbyllet me sukses. ani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Parlamenti Evropian miratoi sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola deklaroi se miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024. Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. Ndërkohë nesër do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit për ligjin e ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Roswall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten. 

ramush haradinaj

Sondazh

Poll