Bota

PE jep dritën jeshile për miratimin e vizave për Kosovën/ Eurodeputeti holandez: Tani hapim kapitullin për të ardhmen tonë të përbashkët europiane!

Ai përshëndeti vendimin, ndërsa u shpreh se më në fund u realizua premtimi për Kosovën. 

18 Prill 2023, 12:53 Nga a.l
PE jep dritën jeshile për miratimin e vizave për Kosovën/
Thjis Reuten

KOSOVË- Eurodeputeti holandez Thjis Reuten, i cili është raportues për vizat e Kosovës në PE ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian për miratimin e dosjes për liberalizimin e vizave. Ai përshëndeti vendimin, ndërsa u shpreh se më në fund u realizua premtimi për Kosovën. 

Parlamenti Europian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Europës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët europiane”

Në seancën e sotme, kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, tha se s’ka patur kundërshtime për këtë çështje. Ndërkohë nesër do të jetë ceremonia e nënshkrimit për ligjine ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Rosëall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024. Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. 

liberalizimi i vizave per kosoven thijs reuten

Sondazh

Poll