Bota

'Facebook' ndoshta ju ka para borxh/ Ja si mund të aplikojnë për t’i fituar lekët përdoruesit nga maji 2007 deri në dhjetor 2022 në SHBA

Përdoruesit kanë të drejtën për një pjesë të një pagese prej 725 milionë dollarësh që kompania 'Meta' pranoi të paguante në një padi grupore. Aplikimi për pagesën do të bëhet në një link përkatës, ku do të parashtrohet një kërkesë deri më 25 gusht 2023.

18 Prill 2023, 12:45 Nga f.i
'Facebook' ndoshta ju ka para borxh/ Ja si mund të aplikojnë
Foto ilustruese

SHBA- Përdoruesit e rrejtit social Facebook nga maji 2007 deri në dhjetor 2022 në SHBA kanë të drejtën për një pjesë të një pagese prej 725 milionë dollarësh që kompania 'Meta' pranoi të paguante në një padi grupore. Mediat e huaja shkruajnë se përdoruesit në periudhën e caktuar duhet të paraqesin një kërkesë në Link deri më 25 gusht 2023.

Padia për grup-aksion filloi pas skandalit të Cambridge Analytica të 2018-ës, por përfundimisht shtoi një sërë marrëdhëniesh të tjera të supozuara të të dhënave në Facebook, duke pretenduar se platforma shkeli ligjin duke u mundësuar palëve të treta të aksesojnë përmbajtjen dhe informacionin personal të përdoruesve pa autorizimin e përdoruesve. 

Kështu, padia pretendon se “Facebook nuk arriti të mbronte siç duhet përmbajtjen dhe informacionin e përdoruesve nga keqpërdorimi ose qasja e paautorizuar”. Facebook nuk pranoi asnjë keqpërdorim, duke rënë dakord për zgjidhjen dhe thotë se ka ndryshuar praktikat e tij të privatësisë së përdoruesve. 

facebook shba

Sondazh

Poll