Bota

Një muaj nga 'Marrëveshja e Ohrit'/ Kurti: Serbia të jetë më e përgjegjshme për zbatimin e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaron se Serbia duhet të jetë më e përgjegjshme për zbatimin e saj, ndërsa faktori ndërkombëtar duhet të nxisë atë që të zbatojë Marrëveshjen. 

18 Prill 2023, 12:30 Nga a.l
Një muaj nga 'Marrëveshja e Ohrit'/ Kurti: Serbia të
Albin Kurti

KOSOVË- Sot bëhen një muaj nga Marrëveshje e dakorduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaron se Serbia duhet të jetë më e përgjegjshme për zbatimin e saj, ndërsa faktori ndërkombëtar duhet të nxisë atë që të zbatojë Marrëveshjen. 

Bëhet fjalë për një marrëveshje me gjithë aneksin e saj e cila nuk paraqet një tërësi të elementeve por paraqet një pako të cilën nuk mund të shkëputësh asnjë pjesë. Shpresoj se do të jetë shumë shpejt i themeluar edhe ky ekip, komunitet, komision i cili do të jetë si mekanizëm për zbatim dhe pse jo të behët edhe më herët se sa takimi i ardhshëm i nivelit të lartë në Bruksel”, tha Kurti,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova është zotuar për zbatim të marrëveshjes.

Qartazi bëhet fjalë për një marrëveshje me gjithë aneksin e saj si pjesë integrale, e cila nuk paraqet një tërësi të elementeve, por paraqet një pako në të cilën nuk mund të shkëputet asnjë pjesë. Ne jemi zotuar dhe e kemi përsëritur qëndrimin tonë për zbatim të plotë të kësaj pakoje, të kësaj marrëveshje  bazë dhe aneksit përkatës për implementim dhe tash besoj që fjalën e ka Brukseli që ta detyrojë  Serbinë për këtë”, theksoi ai. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes. Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit pritet të mbahet më 2 maj 2023. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

albin kurti

Sondazh

Poll