Bota

I trokiti gabimisht në derë/ 85-vjeçari plagosi adoleshentin afrikano-amerikan, dënohet me burgim të përjetshëm

Prindërit e adoleshentit i kishin kërkuar që të merrte vëllezërit e tij binjakë 13-vjeçarë nga një shtëpi në Kansas City. Ralph mori adresën e gabuar dhe shkoi në një shtëpi tjetër, ku pronari Andrew Lester qëlloi në drejtim të adoleshentit nga dera e përparme.

18 Prill 2023, 12:12 Nga f.i

I trokiti gabimisht në derë/ 85-vjeçari plagosi adoleshentin

SHBA- Andrew Lester, 85 vjeç është përballur me vendimin burgim i përjetshëm, pasi u akuzua se qëlloi me armë zjarri adoleshentin afrikano-amerika. Mediat e huaja raportojnë se 16-vjeçari, Ralph Paul Earl ngatërroi adresën ku ishin vëllezërit e motrat e tij dhe shkoi në shtëpinë e gabuar për t'i marrë.

"Andrew Lester akuzohet për dy krime, njëra prej të cilave mbart një dënim të përjetshëm,"-tha prokurori Qarkut Clay, Zachary Thompson.

Ndërkohë, qindra protestues kërkuan drejtësi për Ralph Paul Earl, i cili u plagos në kokë dhe krah nga plumbat e Lesterit dhe është në gjendje kritike.

Prindërit e adoleshentit i kishin kërkuar që të merrte vëllezërit e tij binjakë 13-vjeçarë nga një shtëpi në Kansas City. Ralph mori adresën e gabuar dhe shkoi në një shtëpi tjetër, ku pronari Andrew Lester qëlloi në drejtim të adoleshentit nga dera e përparme.

85 vjecari vrau adoleshentin shba

Sondazh

Poll