Bota

Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.

18 Prill 2023, 12:28 Nga a.l
Miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën
Parlamenti Evropian

KOSOVË-  Parlamenti Europian ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, njoftoi se s’ka asnjë kundërshtim për vendimin.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.

Ky vendim u prit me duartrokitje nga disa eurodeputetë.

Nesër do të jetë ceremonia e nënshkrimit për ligjine ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Roswall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten, raporton Gazeta Express.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024. Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll