Bota

'Vdiq në krahët e mi'/ Sulmi me 4 të vdekur në Alabbama, motra e njërit prej viktimave: Të gjithë po dilnin duke bërtitur nga dera

Nëna e saj, LaTonya Allen, kishte dëgjuar gjithashtu thashethemet. Ajo tha se ndezi dritat, shkoi në kabinën e DJ dhe kërkoi që kush kishte armë zjarri të largohej nga festa.

18 Prill 2023, 12:16 Nga a.l
'Vdiq në krahët e mi'/ Sulmi me 4 të vdekur në
Alexis Doëdell

SHBA- Alexis Doëdell, motra e 18-vjeçarit që mbeti i vrarë në sulmin me armë në festën e ditëlindjes së saj në Alabama, ka treguar momentin kur i panjohuri hapi zjarr dhe të ftuarit po përpiqeshin të dilnin me vrap nga dera për të shpëtuar. Alexis Doëdell po festonte ditëlindjen e saj të 16-të në një studio vallëzimi në fshatin Dadeville kur vëllai i saj 18-vjeçar Phil Doëdell erdhi për ta marrë pasi dëgjoi se dikush në festë kishte një armë.

Nëna e saj, LaTonya Allen, kishte dëgjuar gjithashtu thashethemet. Ajo tha se ndezi dritat, shkoi në kabinën e DJ dhe kërkoi që kush kishte armë zjarri të largohej nga festa. Por kur askush nuk foli, ajo fiki dritat. Të shtënat me armë kanë shpërthyer pak më vonë.

Papritur dëgjon të shtëna armësh dhe thjesht sheh të gjithë që vrapojnë drejt derës dhe njerëzit që bien dhe bërtasin”, tha Alexis për BBC.

Vëllai i saj Phil e shtyu atë në tokë. Alexis tha se ajo u fsheh pas një ndërtese tjetër në rast se sulmuesi ishte ende i lirë. Kur u kthye brenda, ajo zbuloi se vëllai i saj ishte qëlluar për vdekje. Ajo shtoi se ditëlindja e saj nuk do të ishte kurrë e njëjtë.

Katër persona të moshës 17-23 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në festën e ditëlindjes së një Alexis Dodwell në Alabama. Ngjarja ka ndodhur në një studio vallëzimi në fshatin Dadevill, ku mes të ftuarve ishte dhe i panjohuri që qarkullonte me armë zjarri gjatë festës. 28 persona, disa prej tyre në gjendje kritike kanë ngelur të plagosur si pasojë e sulmit me armë. 

4 te vrare ne shba

Sondazh

Poll