Bota

Gjyqi në Hagë/ Dëshmitari i dytë vazhdon dëshminë, seanca sërish e mbyllur

Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës. Sipas tij, UÇK dhe LDK nuk kishin raporte shumë të mira. Gjithashtu i pyetur për tej nga prokuroria dëshmitari i dytë ka deklaruar se ka qenë prezent në në varrimin kur UÇK për herë të parë doli publikisht.

18 Prill 2023, 11:56 Nga f.i
Gjyqi në Hagë/ Dëshmitari i dytë vazhdon dëshminë,
gjyqi ne Hage

HAGË- Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon intervistimi i dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dëshmitari i W02652 po dëgjohet për ditën e dytë radhazi, nën masa mbrojtëse dhe identiteti i tij nuk është publikuar, shkruan albaninapost.

Gjatë seancës së mbajtur dje ai është prezantuar si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe ka folur për aktivitetin e këtij subjekti në Malishevë, nga viti 1990. Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës. Sipas tij, UÇK dhe LDK nuk kishin raporte shumë të mira.

Gjithashtu i pyetur për tej nga prokuroria dëshmitari i dytë ka deklaruar se ka qenë prezent në në varrimin kur UÇK për herë të parë doli publikisht.

Zyra e Prokurorisë Speciale edhe sot e vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Gjatë seancës së kaluar e cila u zhvillua me dyer të mbyllura u mor në pyetje dëshmitarja grua e cila u përgjigj pyetjeve të bëra nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

kosova ne hage

Sondazh

Poll