Bota

Sulmohet autokolona diplomatike amerikane në Sudan, Blinken: Veprim i papërgjegjshëm, i pasigurt

Blinken gjatë njoftimit e quajti sulmin të papërgjegjshëm dhe të pasigurt. 

18 Prill 2023, 09:52 Nga f.i
Sulmohet autokolona diplomatike amerikane në Sudan, Blinken: Veprim i
Sudan

SUDAN- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken njoftoi se një autokolonë diplomatike amerikane është sulmuar në Sudan. BBC raporton se autokolona është përfshirë nga flakët si pasojë e sulme, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Blinken gjatë njoftimit e quajti sulmin të papërgjegjshëm dhe të pasigurt. 

"Ky veprim ishte i pamatur, ishte i papërgjegjshëm dhe sigurisht i pasigurt,"- u tha ai gazetarëve në Japoni pas bisedimeve të G7.

Ndërkohë më herët u raportua se ambasadori i BE-së në Sudan, Aidan O'Hara, është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Khartoum.

Sudani është përfshirë prej katër ditësh nga luftimet vdekjeprurëse midis forcave rivale. Rreth 185 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,800 janë plagosur nga luftimet në Sudan, sipas OKB-së. Qyteti ka parë sulme ajrore, bombardime dhe të shtëna me armë zjarri.

sume ne sudan

Sondazh

Poll