Bota

Po ndiqej nga policia/ Momenti kur një shpërndarës picash pengon hajdutin bëhet viral

Si duket një arrati pasukses pasi autori kaloi pranë një korrieri, i cili sapo kishte mbërritur në një shtëpi aty pranë dhe po përgatitej t'i dorëzonte klientit një picë. Shpërndarësi e kuptoi skenën dhe priti që hajduti ti kalonte afër për ta pëplasur dhe ta vononte derisa të afrohej policia për ta arrestuar.

18 Prill 2023, 10:45 Nga f.i
Po ndiqej nga policia/ Momenti kur një shpërndarës picash pengon
Pamje nga incidenti

SHBA- Momenti kur një shpërndarës picash ka penguar një hajdut që po ndiqej nga policia është bërë viral në rrjet. Mediat e huaja kanë siguruar videon kur i dyshuar për vjedhje të një automjeti në një periferi të qytetit amerikan të Filadelfias u përplas nga një shpërndarës picash dhe më pas u arrestua nga policia.

Fillimisht i dyshuari u hodh nga makina, të vilën e kishte vjedhur dhe filloi të ikë nga policia. Si duket një arrati pasukses pasi autori kaloi pranë një korrieri, i cili sapo kishte mbërritur në një shtëpi aty pranë dhe po përgatitej t'i dorëzonte klientit një picë. Shpërndarësi shihet në pamjet e siguruara se e ka kuptuar skenën dhe priti që hajduti ti kalonte afër për ta pëplasur dhe ta vononte derisa të afrohej policia për ta arrestuar.

Autoritetet e kanë falënderuan të riun hero, por paralajmëruan se nuk është e sigurt për qytetarët që të ndërhyjnë në ndjekjen e të dyshuarve.

Sondazh

Poll