Bota

Kërkohet për mashtrim, kryebashkiaku i arratisur i bashkohet ushtrisë ruse: Dua të mbroj vendin dhe popullin tim

Rustyam Abushayev, kryebashkiaku i zonës Primorsky Krai në Lindjen e Largët të Rusisë, ka qenë në listën federale të kërkimit të Kremlinit që nga muaji i kaluar për kryerjen e mashtrimit.

18 Prill 2023, 10:07 Nga f.i
Kërkohet për mashtrim, kryebashkiaku i arratisur i bashkohet
Rustyam Abushayev

UKRAINË- Një kryebashkiak rus i kërkuar për akuza mashtrimi ka pohuar se i është bashkuar trupave ruse që luftojnë në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se Rustyam Abushayev me anë të video ka njoftuar vendimin e tij për të marrë pjesë në luftë dhe të mbrojë popullin e tij.

“Vendimin për të ardhur këtu e kam marrë shumë kohë më parë, por veçanërisht ndjeva nevojën urgjente kur mora pjesë në ngjarjet për familjet e të mobilizuarve. Ky është atdheu ynë, populli ynë dhe unë dua të mbroj vendin dhe popullin tim. Nëse djemtë tanë nuk do të kishin mbrojtur interesat e atdheut tonë këtu, armiku do të kishte qenë shumë kohë më parë afër Smolensk, afër Moskës, dhe madje, ndoshta, në Vladivostok,"- u shpreh Abushayev.

Rustyam Abushayev, kryebashkiaku i zonës Primorsky Krai në Lindjen e Largët të Rusisë, ka qenë në listën federale të kërkimit të Kremlinit që nga muaji i kaluar për kryerjen e mashtrimit. Zyrtarët rusë kanë njoftuar se kryebashkiaku rus është ende në listën e kërkuar të Rusisë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll