Bota

Tragjedi në Kinë! Akrobatja i bie nga duart bashkëshortit, humb jetën (MOMENTI me VIDEO)

Faqja e njohur e lajmeve The Paper raportoi se ajo la pas dy fëmijë, ndërsa zyrtarët bëjnë me dije se ngjarja është nën hetim.

18 Prill 2023, 10:06 Nga k.m.
Tragjedi në Kinë! Akrobatja i bie nga duart bashkëshortit, humb
Momenti

KINË- Një akrobate kinez vdiq pasi ra nga lartësia gjatë një shfaqjeje. Gruaja, me mbiemrin Sun, u rrëzua gjatë një shfaqjeje në qytetin Suzhou në provincën qendrore Anhui.

Pamjet në internet tregojnë gjimnasten pasi një rutinë akrobatike shkoi keq me partnerin e saj, i cili është gjithashtu edhe bashkëshorti i saj. Ajo u dërgua në spital ku edhe përpjekjet e mjekëve për t'i shpëtuar jetën dështuan. Faqja e njohur e lajmeve The Paper raportoi se ajo la pas dy fëmijë, ndërsa zyrtarët bëjnë me dije se ngjarja është nën hetim.

Sipas The Paper, zonja Sun dhe bashkëshorti i saj, me mbiemrin Zhang, kishin punuar së bashku për shumë vite dhe shpesh performonin pa rripa sigurie "për hir të pamjes së mirë". Ai ndau pamjet arkivore të çiftit, të cilët shihen shpesh duke bërë marifete në lartësi të mëdha, ku secili mbështetet në forcën e tjetrit për mbijetesë.

kine

Sondazh

Poll