Bota

U arrestua për spiunazh në Rusi, Evan Gershkovich apelon kundër vendimit

Një gjykatë ruse do të dëgjojë të martën një ankesë të paraqitur nga Gershkovich kundër vendimit për ta mbajtur atë në paraburgim në burgun Lefortovo ndërsa çështja është ende në hetim.

18 Prill 2023, 10:58 Nga f.i
U arrestua për spiunazh në Rusi, Evan Gershkovich apelon kundër
Evan Gershkovich

RUSI- Gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili akuzohet për spiunazh do të apelojë kundër arrestimit dhe ndalimit të tij në Moskë. Mediat e huaja raportojnë se një gjykatë ruse do të dëgjojë të martën një ankesë të paraqitur nga Gershkovich kundër vendimit për ta mbajtur atë në paraburgim në burgun Lefortovo ndërsa çështja është ende në hetim.

Muajin e kaluar, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte arrestuar Gershkovich dhe kishte hapur një çështje spiunazhi kundër tij për mbledhjen e sekreteve shtetërore rreth kompleksit industrial ushtarak. Dokumentet e gjykatës nuk jepnin asgjë më shumë se detaje elementare rreth çështjes.

Uashingtoni dhe gazeta Wall Street Journal kanë mohuar se ai ishte i përfshirë në spiunazh.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll