Bota

Sërish telashe për Berbock në Gjermani! Kryediplomatja i paguan 7,500 euro në muaj grimeres së saj, shpenzimet rriten me 80%

Rritje 80% në shpenzimet e shërbimeve të zbukurimit.

18 Prill 2023, 09:52 Nga k.m.
Sërish telashe për Berbock në Gjermani! Kryediplomatja i paguan
Analena Burbock

GJERMANI- Me gati 80%, në 1.5 milionë euro, tarifat e parukierëve, grimerëve dhe fotografëve që punojnë për ministritë federale janë rritur në vitin 2022. Vitin e kaluar Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë 137 mijë euro vetëm për grimin e kryediplomates Analena Burbock.

Ministrja e Jashtme, Analena Burbock punëson grimeren e njohur Claude Fromen, e cila paguhet 7500 euro në muaj për shërbimet e saj. Shuma shtesë ka të bëjë me shpenzimet e udhëtimit, pasi ajo shoqëron ministren në vizitat e saj jashtë vendit.

Sipas Shoqatës së Tatimpaguesve, në vitin 2021 Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë vetëm 7,900 euro për të njëjtin qëllim për ministrin Heiko Maas, ndërsa për fotografin e tij në vitin 2022 u dhanë 178,000 euro. Në vend të dytë renditet kancelaria, institucion që në vitin 2022 ka shpenzuar 39.900 për parukierë dhe grimerë.

analena burbock gjermani

Sondazh

Poll