Bota

Përgjaket festa e ditëlindjes/ 4 të vdekur dhe 28 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Alabama

Autoritetet deri tani nuk kanë asnjë të dhënë rreth autorit të ngjarjes.

18 Prill 2023, 09:33 Nga f.i
Përgjaket festa e ditëlindjes/ 4 të vdekur dhe 28 të
Familjarët e të plagosurve

SHBA- Katër persona të moshës 17-23 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në festën e ditëlindjes së një adoleshenti në Alabama. BBC raporton se 28 persona, disa prej tyre në gjendje kritike kanë ngelur të plagosur si pasojë e sulmit me armë në Dadeville.

Autoritetet deri tani nuk kanë asnjë të dhënë rreth autorit të ngjarjes. Jeremy Burkett i Agjencisë së Zbatimit të Ligjit u shpreh se uk kishte asnjë konfirmim fillestar për atë që çoi në të shtënat. Ndër të tjera ai shtoi se është një proces i gjatë hetimi.

'Tragjedi, në këtë incident kanë humbur jetën 4 persona dhe ka pasur një mori të plagosurish. Ne do të punojmë në një mënyrë metodike për të kaluar nëpër këtë skenë, për të parë faktet dhe për të siguruar që drejtësia të vendoset për familjet,"- tha Burkett gjatë një konference për shtyp.

Keenan Cooper, DJ në festën e ditëlindjes, u tha gazetarëve se u përpoq të ndihmonte për të fshehur të ftuarit nën tavolina kur filloi sulmi, por ishte shumë errësirë ​​për të parë se nga vinin të shtënat.

 

4 te vdekur ne shba vrasje ne alabama

Sondazh

Poll