Bota

Bombardimet në Sudan, sulmohet brenda rezidencës ambasadori i BE

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se aktualisht nuk ka asnjë plan për të larguar qytetarët amerikanë nga Sudani.

18 Prill 2023, 07:22 Nga A.B
Bombardimet në Sudan, sulmohet brenda rezidencës ambasadori i BE
Foto ilustruese

SUDAN- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan u sulmua brenda rezidencës së tij, tha në një postim në Twitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kjo është një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Siguria e objekteve diplomatike dhe personelit është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe detyrimi i tyre, bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Borrell nuk dha detaje të mëtejshme mbi incidentin.

Nga Uashingtoni, zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se aktualisht nuk ka asnjë plan për të larguar qytetarët amerikanë nga Sudani. Ai u bëri thirrje amerikanëve që të monitorojnë situatën e rrjedhshme në atë vend me seriozitetin më të madh. 

sulm ne sudan

Sondazh

Poll