Bota

Thirrja e G7: Fund të menjëhershëm të luftës në Sudan

Ndërkohë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka folur në veçanti me dy gjeneralët rivalë që luftojnë për pushtet në Sudan dhe këmbënguli "me urgjencë arritjen e një armëpushimi".

18 Prill 2023, 08:26 Nga f.i
Thirrja e G7: Fund të menjëhershëm të luftës në
G7

SUDAN- Ministrat e jashtëm të vendeve kryesore të industrializuara në fund të dy ditëve të takimeve në Japoni kanë bërë thirrje për një fund "të menjëhershëm" të luftimeve në Sudan. Mediat e huaja raportojnë se deri tani përleshjet midis ushtrisë së rregullt dhe forcave paraushtarake kanë vrarë afërsisht 200 njerëz që nga e dita e shtunë kur nisi sulmi.

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që menjëherë t'i japin fund dhunës, të lehtësojnë tensionet dhe të rivendosin sundimin civil në Sudan",- thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ndërkohë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka folur në veçanti me dy gjeneralët rivalë që luftojnë për pushtet në Sudan dhe këmbënguli "me urgjencë arritjen e një armëpushimi".

sulme ne sudan

Sondazh

Poll