Sport

Një nga yjet e Guardiolës me ‘valixhe’ në dorë, gati për t’u larguar nga Man.City!

Një mbrojtës mund të largohet nga Manchester City këtë verë

18 Prill 2023, 07:19 Nga DOSJA

Një nga yjet e Guardiolës me ‘valixhe’ në dorë,

ANGLI - Këtë sezon Nathan Aké ka arritur të gjejë vendin e tij në formacionin e Cityt.  E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Aymeric Laporte, i cili duket plotësisht i përjashtuar në skuadrën e Mançesterit (vetëm 17 ndeshje të luajtura). 

Në mënyrë të pashmangshme, me një kohë kaq të pakët loje, spanjoli mund të ketë dëshira dhe të gjejë vend diku tjetër. Një vullnet kundër të cilit Manchester City nuk do të shkonte! 

Klubi njoftoi sot se nuk është kundër një largimi të mbrojtësit të tyre, sipas gazetarit anglez Jack Gaughan. Ndërkohë, raportohet se ‘Qytetarët’ kanë vënë në shënjestër Josko Gvardiol për të kompensuar largimin e franko-spanjolit.

Një nga yjet e Guardiolës me ‘valixhe’ në dorë,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll