Sport

Pankina e Brazilit në 'ankand': Jorge Jesus fiton pikë për të zëvendësuar Titen, nëse Carlo Ancelotti nuk lëviz…

Federata Braziliane e Futbollit ka si prioritet Carlo Ancelottin, por ky skenar nuk ka gjasa të realizohet

17 Prill 2023, 21:57 Nga DOSJA
Pankina e Brazilit në 'ankand': Jorge Jesus fiton pikë

BRAZIL - Federata e Brazilit është në kërkim të një trajneri pas tërheqjes së Tite nga Kupa e Botës dhe rasti i Jorge Jesus është një opsion që po fiton pikë, nëse italiani Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të lëvizë nga real Madridi.

Jorge Jesus u la i lirë nga Fenerbahçe dhe që atëherë ai mbetet jashtë pankinës, me emrin e tij që “luan” për disa skuadra. Tekniku portugez me shumë experience, aktualisht po merr pikë për të marrë përsipër kombëtaren e Brazilit, siç raportojnë mediat vendase.

Federata Braziliane e Futbollit ka si prioritet Carlo Ancelottin, por ky skenar nuk ka gjasa të realizohet, pasi trajneri italian i Real Madridit ka thënë më pare, se nuk do të largohet nga Merengues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll