Sport

VD/ Muriqi 'shtang' spanjolët: “Pasi më vdiq babai, duhej të punoja që kur isha 8-vjeç!”...

Futbollisti kosovar Vedat Muriqi është një nga lojtarët më në formë në La Liga këtë sezon.

17 Prill 2023, 20:29 Nga DOSJA

VD/ Muriqi 'shtang' spanjolët: “Pasi më vdiq babai,

SPANJE - Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, në një intervistë për median spanjole Ultima Hora, ka treguar jetën e tij, karrierën e tij sportive, si dhe luftën në Kosovë.

Ish-futbollisti i klubit kosovar, KF Liria të Prizrenit, ka treguar se si në moshën 8-vjeçare filloi të punonte dhe u detyrua ta linte shkollën.

“Kur isha në moshën 6-vjeçare babai im vdiq dhe unë duhej të mbijetoja. E lashë shkollën dhe fillova të punoja. Më duhej të vendosja: ose shkollën, ose futbollin. Dhe duke qenë se më pëlqen futbolli, e lashë shkollën.

Nëna ime ishte shumë e shqetësuar, sepse ishte një vendim tejet i rrëzikshëm. Gjithmonë them se kam pasur shumë fat që kam arritur këtu, sepse ishte pothuajse e pamundur që dikush nga Kosova të bëhej futbollist”,- u shpreh Muriqi

Futbollisti nga Prizreni, sulmuesi i Mallorca-s rrëfen historinë e tij, se ku ishte puna e tij e parë si 8-vjeçar. “Në restorantin e xhaxhait tim. Fillova të pastroj gotat në moshën 8 vjeç dhe në 10 isha kamarier, sepse isha shumë i gjatë dhe qysh në moshën 16-vjeçare kisha mjekër”, vazhdoi tutje sulmuesi kosovar.

Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 25 ndeshje, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë dy asiste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll