Sport

VIDEO/ Ciro Immobile, brinjë të thyera dhe dëmtim të shtyllës kurrizore pas përplasjes me tramvajin. Vajza ka shpëtuar…

Dinamika e aksidentit mbetet ende për t'u sqaruar: për sulmuesin tramvaji kaloi me semafor të kuq, por makinisti e mohon. Rekomandohet 7-10 ditë pushim absolut. Në makinën që drejtonte kapiteni i Lazios, ishte edhe vajza e tij

17 Prill 2023, 19:28 Nga DOSJA

VIDEO/ Ciro Immobile, brinjë të thyera dhe dëmtim të

ITALI - Lazio ka lëshuar një përditësim zyrtar mbi gjendjen e Ciro Immobile pas  aksidentit të tij me makinë të dielën në mëngjes, kur makina e tij, ku ishin edhe vajzat e tij, u përplas me një tramvaj në Romë.

Skuadra italiane bëri të ditur se sulmuesi italian dhe kapiteni i skuadrës ka pësuar frakturë në brinjë dhe në shtyllën kurrizore, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai vazhdon të jetë nën vëzhgim në urgjencën e spitalit të Romës, ku është transferuar.
Përditësimi i Lazios në detaje për Ciro Immobile:

“Stafi mjekësor i Lazios njofton, se sot pas një aksidenti automobilistik, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një dëmtim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë në brinjë në anën e djathtë të trupit. Gjendja e tij është e mirë. Futbollisti do të qëndrojë nën vëzhgim në urgjencën nga profesori Francesco Franceschi i spitalit “Agostino Gemelli” në Romë”.

Fillimisht u duk se Immobile mund të dilte gjatë ditës, por më pas vendosi të qëndronte edhe një ditë në spital për të qëndruar pranë vajzës së tij 10-vjeçare Michela: të dy do të qëndrojnë nën vëzhgim për një kohë, pastaj do të kthehen në shtëpi e martë. 

Pasi të largohet nga spitali, do t'i duhet të pushojë nga 7 deri në 10 ditë pa mundur të stërvitet : këto janë periudhat e rikuperimit që i janë komunikuar kapitenit të Lazios. Ndërkohë, Immobile qetëson fansat në rrjetet sociale: "Do te kthehem shpejt".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll