Sport

VD/ Bilanc lufte: 89 të plagosur në Bogota! Përleshje mes tifozëve dhe policisë...

Incidente shumë të rënda në Kolumbi mes tifozëve dhe policisë para derbit mes Atletico Nacional dhe America De Cali. Ndeshja përfundimisht u shty, ndërsa pati 89 të plagosur.

17 Prill 2023, 19:59 Nga DOSJA

VD/ Bilanc lufte: 89 të plagosur në Bogota! Përleshje mes

KOLUMBI - Kaos në Kolumbi! Gjithçka dukej gati për derbin tradicional të vendit latino-amerikan mes Atlético Nacional dhe America De Cali, por incidentet e shumta që ndodhën brenda dhe jashtë stadiumit e penguan atë.

Situata në radhët e Atléticos ishte e tensionuar që në fillim, për shkak të një grindjeje të ndezur mes tyre dhe një pjese të tifozëve të skuadrës. 

Policia ka ndërhyrë në protestën e tyre, por gjaku është ndezur më shumë. Në fakt, sipas mediave të vendit, ka pasur edhe 89 të plagosur. Ndeshja do të luhet përfundimisht të marten, me dyer të mbyllura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll