Sport

Vjedhja e sofistikuar, grabitësit i vodhën tenistit orën me vlerë 70 mijë euro!...

Grabitjes ndodhi në Barcelonë, ku pas pak ditësh nis turneu Conde Godó.

17 Prill 2023, 19:02 Nga DOSJA
Vjedhja e sofistikuar, grabitësit i vodhën tenistit orën me

SPANJE - Tenisti bullgar Grigor Dimitrov ka përjetuar një aventurë të pabesueshme mbrëmjen e së Premtes së Madhe në qendër të Barcelonës.

Bullgari, i cili renditet në vendin e 25-të në botë, ndodhej në qytetin spanjol përpara pjesëmarrjes së tij në turneun Conde Godó dhe në mbrëmjen e së Premtes së Madhe, duke u kthyer nga seanca stërvitore, pa një motoçikletë që ndaloi pranë tij makinës së tij teksa kishte ndaluar te semaforët.

Pasagjeri në motoçikletë zbriti, erdhi drejt makinës dhe duke qeshur mbylli një nga pëasqyrat e makinës së tenistit.

Dimitrovi hapi dritaren për ta kthyer pasqyrën, por siç doli lëvizja ishte e planifikuar, sepse sapo ai shfaqi dorën, grabitësi i kapi orën që mbante në dorë dhe u zhdukën me shpejtësi të madhe.
Tenisti bullgar Grigor Dimitrov ka shkuar në polici dhe ka bërë padi anonime, duke deklaruar se vlera e orës është 70.000 euro!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll