Sport

VIDEO/ “Lim ik!”... Mijëra tifozë të Valencias protestojnë kundër pronarit të klubit...

Situata në radhët e Valencias vazhdon të jetë e tensionuar, me skuadrën që... flirton me rënien dhe tifozët e saj që protestojnë me zë të lartë kundër drejtuesve.

17 Prill 2023, 21:40 Nga DOSJA

VIDEO/ “Lim ik!”... Mijëra tifozë të Valencias

SPANJE - “E fundosur” në zonën e rrezikut të La Ligës, Valencia me 27 pikë renditet në vendin e 18-të. Përpos rezultateve sportive, problemi i vërtetë i “Lakuriqëve” është edhe paqëndrueshmëria e tyre administrative. Miliarderi nga Singapori, Peter Lim, e bleu ekipin në vitin 2014, por vitet e fundit duket se është dorëzuar, me efektet e dukshme.

Gjithsesi, tifozët e Valencias kanë shprehur edhe një herë indinjatën e tyre ndaj pronarëve të klubit pas një zhgënjimi të ri. "Thuaju atyre që të shkojnë" ishte thirrja që u përhap jashtë Mestalla të dielën mbrëma pas humbjes 2-0 ndaj Sevillas.

Minutat e fundit të takimit me Sevillas u bënë toksike brenda stadiumit me të njëjtën këngë që kumbonte, dhe një sërë fishkëllimash dhe bërtitjesh edhe për skuadrën e tyre.  Pavarësisht se ishte vonë natën e së dielës (23:30), me mijëra fansa mbetën në rrugë jashtë Mestalla-s për të dëgjuar ndjenjat e tyre.

Ata qëndruan jashtë stadiumit të Valencias, duke përdorur zërat e tyre dhe disa pankarta të verdha që shkruanin "Lim ik!" ata protestuan ndaj drejtuesve të klubit, duke u bërë presion për ta shitur klubin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll