Sport

Çmenduaria e radhës e Al Nassr, bën gati pagën rekord për Zizu Zidan!

Propozim tundues që do e kthente ish-mesfushorin e madh francez në trajnerin më të paguar në historinë e futbollit.

17 Prill 2023, 18:31 Nga DOSJA
Çmenduaria e radhës e Al Nassr, bën gati pagën rekord

ARABI SAUDITE - Drejtuesit e Al Nassr duan të transferojnë edhe Zinedine Zidane në Arabinë Saudite. Skuadra e Cristiano Ronaldos është pa trajner pas shkarkimit të Rudi Garcias.

Në skenë ka dalë francezi i njohur, të cilin e pret një ofertë faraonik, ndërkohë që edhe CR7 po tenton ta bindë për të ndërruar kontinent.

Iberikja Marca shkruan se drejtuesit e Al Nassr kanë gati një ofertë 2-vjeçare për Zizou, me një pagë sezonale prej 60 milionë eurosh.

Propozim tundues që do e kthente ish-mesfushorin e madh francez në trajnerin më të paguar në historinë e futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll