Sport

VIDEO/ Dhunë në futbollin brazilian! Tifozët e Santos sulmojnë tribunën e Gremios…

Ndeshja mes dy skuadrave braziliane u shoqërua me incidente brenda stadiumit. U shënuan përplasje dhe u desh ndërhyrja e policisë.

17 Prill 2023, 15:38 Nga DOSJA

VIDEO/ Dhunë në futbollin brazilian! Tifozët e Santos

BRAZIL - Premierë me devijime dhe përleshje mes tifozëve në ligën braziliane. Gremio e Luis Suarez u përball me Santosin dhe në pjesën e parë aksioni u zhvendos nga fusha në tribunë, ku mysafirët u përplasën me ekipin vendas dhe pasuan trazira.

Një pjesë e tifozëve të Santos u ngjitën në kangjellat, morën pankarta dhe filluan të lëvizin kërcënues drejt atyre të Gremios, duke detyruar policinë të ndërhyjë për të qetësuar atmosferën dhe për të kthyer dy skuadrat në fushë për fillimin e pjesës së dytë.

Ndeshja vazhdoi dhe përfundoi në favor të Gremios (1-0), që vlen të theksohet se ndeshjen e luajti në stadiumin “Alfredo Hakoni”, që nuk është shtëpia e tij natyrale, për shkak të një pezullimi nga sezoni i kaluar!


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll