Sport

Djali i Adrianos, firmos kontratën e tij të parë si futbollist profesionist...

Adriano Carvalho Ribeiro, 16 vjeç, nënshkruan me klubin e futbollit Serrano të Brazilit

17 Prill 2023, 13:09 Nga DOSJA
Djali i Adrianos, firmos kontratën e tij të parë si futbollist

BRAZIL - Djali i një legjende si Adriano Leite Ribeiro, 'Perandori', tashmë ka një ekip: Adriano Carvalho Ribeiro, 16 vjeç , një sulmues si babai i tij, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin modest të futbollit Serrano të Brazilit.

Ai ka firmosur deri në fund të vitit 2026 dhe është kontrata e tij e parë profesionale, pavarësisht se më parë ka qenë në radhët e të rinjve të klubeve prestigjioze si Gremio. Në të kaluarën, konkretisht në vitin 2016, ai ishte ‘lidhur’ me Barcelonën... kur stërvitej në FCB Escola në Rio de Zhaneiro.

"Lidhja e futbollistit 16-vjeçar me klubin do të zgjasë deri në dhjetor 2026. Adriano mbërriti në bazën Leão da Serra në gjysmën e parë të 2022, pasi kishte kaluar nëpër Grêmio FBPA dhe Boavista SC. Duke mbrojtur ngjyrat e Petrópolis, qendërsulmuesi ka shënuar 20 gola marramendës në 27 ndeshje të luajtura në ligat e të rinjve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll