Sport

PERDHUNIMI! Dani Alves sot para gjyqtarit, pranon se ka gënjyer në dëshminë e parë…

Ish-futbollisti i FC Barcelona është paraqitur sot sërish para gjyqtarit

17 Prill 2023, 14:12 Nga DOSJA
PERDHUNIMI! Dani Alves sot para gjyqtarit, pranon se ka gënjyer në

SPANJE - Dani Alves ka dëshmuar sërish këtë të hënë para gjyqtarit. Ish-futbollisti i FC Barcelona ka përsëritur se ka pasur marrëdhënie seksuale konsensuale me të renë, që e denoncoi për një përdhunim të dyshuar në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Përveç kësaj, ai ka argumentuar se ka gënjyer në deklaratën e tij të parë për të fshehur tradhëtinë nga gruaja e tij.

Sipas burimeve ligjore, futbollisti, i cili prej datës 20 janar ndodhet në paraburgim pa garanci, ka dëshmuar mëngjesin e sotëm për rreth gjysmë ore, për herë të dytë, para gjyqtarit që po heton për shkeljen e dyshuar.

Alves, i cili në deklaratën e tij të parë para gjyqtarit që e dërgoi në burg, përdori deri në tre versione të ndryshme të fakteve, sot pranoi për herë të parë se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të renë në mënyrë vaginale.

Edhe pse deklarata e Dani Alves para gjyqtarit ishte planifikuar për në orën 10:30 të kësaj të hënë, një pengesë administrative ka penguar transferimin e tij nga burgu i Brians 2 në gjykatë. Për këtë arsye, vetëm pas orës 12 të mesditës, ish-futbollisti ka mundur të deklarojë versionin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll