Sport

Barcelona shndërrohet në ‘viktimë’, Laporta sulmon Real Madridin: “Grupi i regjimit, ata i kanë caktuar arbitrat për 70 vjet”...

Presidenti i Barcelonës sulmoi Real Madridin, duke i përshkruar ata si "grupi i regjimit", i cili i ka emëruar gjyqtarët në Spanjë për shtatë dekada përmes ish-drejtuesve.

17 Prill 2023, 14:49 Nga DOSJA

SPANJE - Konferenca për shtyp e Juan Laporta për “rastin Negreira” nisi me komente “zjarr” ndaj Real Madridit. Presidenti i Barcelonës doli përballë 110 gazetarëve për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve rreth skandalit financiar që muajt e fundit ka prekur imazhin dhe prestigjin e klubit, duke drejtuar gishtin nga rivalët e katalanasve, duke i cilësuar madrilènët si “grup regjimi”.

Sipas tij, ata për 70 vjet, caktojnë arbitrat në fushë nëpërmjet ish-partnerëve, ish-lojtarëve ose ish-drejtuesve të Real Madridit. “Real është ekipi i regjimit, ai që ka pasur gjithmonë forcën në krah”,- tha ai në fjalën e tij hyrëse para se të kalonte tek përgjigjet e gazetarëve.

Ndër të tjera, avokati 61-vjeçar mbrojti pafajësinë e Barçës në këtë rast, duke folur për një fushatë gjigante shpifjesh dhe duke paraqitur dokumente, që Enrique Negreira nuk kishte aftësi të ndikonte në rezultate, prandaj ka ndonjë gjë të gabuar me pagesat për klubin.

“Më duket cinike që Real Madridi i bashkohet rastit, duke pretenduar se ata ndjehen të viktimizuar në nivel sportiv në mes të sezonit më të suksesshëm të ‘blaugranëve’. Barcelona u themelua si një klub me vlera, të cilin kam nderin të jem president. Ne do të veprojmë për të mbrojtur dinjitetin e saj”.

Barcelona shndërrohet në ‘viktimë’, Laporta sulmon

“Zv.presidenti nuk kishte as aftësinë më të vogël për të ndikuar në rezultate. Shërbimet që ai na ofroi kryheshin prej vitesh dhe ishin informacione të rëndësishme dhe cilësore nga një person i autorizuar. Nisur nga morali sportiv, nuk ishte e padrejtë. Nëse do të më pyesnit se çfarë do të bëja tani, do të kontaktoja departamentin tonë përkatës. 

Unë do t'i thoja departamentit të pajtueshmërisë që të përqëndrohet në këto shërbime edhe nëse ato konsiderohen të paligjshme. Por në atë kohë, në vitin 2003 shërbimin në fjalë e ka bërë vetëm djali i zv.presidentit të Shoqatës së Arbitrave. Pavarësisht se kush i ka paguar këto shërbime, ka qenë një person që ka punuar për federatën spanjolle, që ka ndjekur Luis Aragones në Fenerbahce, ka punuar edhe për klube të tjera”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll