Sport

Shpëton kampioni Izmir Smajlaj, ‘shkrihet’ Federata e Atletikës, 5 vite pezullim për presidentin dhe 4 për sekretarin…

Atleti shkodran, kampioni i Europës dhe i Ballkanit, rekordmeni i Shqipërisë, ka arritur të fitojë betejën ligjore me “Njësinë e Integritetit të Atletikës

17 Prill 2023, 15:28 Nga DOSJA

Shpëton kampioni Izmir Smajlaj, ‘shkrihet’ Federata e

TIRANE - Izmir Smajlaj është i pafajshëm dhe mund të rikthehet në aktivitet e atletikës normalisht, pasi është shkarkuar nga çdo akuzë e mëparëshme nga “Njësia e Integritetit të Atletikës”.

Më në fund atleti shkodran, kampioni i Europës dhe i Ballkanit, rekordmeni i Shqipërisë ka arritur të fitojë betejën ligjore me “Njësinë e Integritetit të Atletikës”, e cila e kishte akuzuar për manipulim rezultati në bashkëpunim, ku përfshihej sekretari i përgjithshëm i FSHA-së, Nikolin Dionisin dhe presidentin e Federatës Shqitpare të Atletikës dhe njëkohësish trajnerin e tij, Gjergj Ruli.

“Top Channel” ka mësuar se tashmë vendimi përfundimtar është marrë dhe mbetet zbardhja e plotë e tij. Një betejë ligjore prej mëse 2 vitesh, që të paktën moralisht i jep të drejtën e fitores dhe gëzimit atletit shqiptar, që realisht në këtë çështje ishte më i papërfshirë dhe nuk mund të mendohej që absurditeti i kësaj mësymje ndaj Federatës tonë të Atletikës të arrinte deri në këto nivele.

Megjithatë, duket qartë se qëllimi i ndërkombëtarëve ka qenë i qartë. Nikolin Dionisi ish-sekretar i Federatës së Atletikës, i cili e pranoi fajin dhe me gjykim të shkurtuar, u dënua me 4 vite pezullim nga aktivitetet e këtij sporti dhe ndërkohë presidenti aktual i FSHA-së Gjergj Ruli “për mungesë sinqeriteti dhe mosmarrje masash ndaj administratës së federatës për këtë gabim,”- dënohet me 5 vite pezullim.

Shpëton kampioni Izmir Smajlaj, ‘shkrihet’ Federata e

Të gjitha hetimet, nga marrja në pyetje, tek deklarata e protagonistëve përpara agjentëve të “Njësisë së Integritetit të Atletikës”, duke përfshirë këtu edhe kontrollin e të dy celularëve privat të presidentit Ruli, nuk sollën asnjë gjurmë që tregonte një manipulim të rezultatit 8.16 m, që kërceu Izmir Smajlaj në garën e zhvilluar, më 8 maj të vitit 2021.

Për më tepër fakti që ky rezultat u njoh dhe mbeti në fuqi e tregon këtë gjë. Megjithatë dënimi u mor dhe një arsye u gjet, si për të justifikuar 2 vite lufte me mullinjtë e erës që si për ironi të fatit, u bë për një matës ere që nuk e kishim, ndërsa sot, pas këtyre dënimeve Shqipërisë ia bëri dhuratë vetë Federata Botërore e Atletikës.

Ndërkohë më 19 maj është përcaktuar data e Asamblesë së Jashtëzakonshme për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Federatës Shqiptare të Atletikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll