Sport

Kristi i Big Brother VIP… ka kopjuar Cristiano Ronaldon. Shikoni detajin në sauna...

Nëse shikoni me kujdes foton, Ronaldo ka lyer me ngjyrë të zezë thontë e këmbëve, ndërsa Kristin e Brig Brother Albania VIP i ka lyer me ngjyrë të zezë thonjtë e duarve

17 Prill 2023, 13:58 Nga DOSJA

Kristi i Big Brother VIP… ka kopjuar Cristiano Ronaldon. Shikoni detajin

TIRANE - Ylli portugez Cristiano Ronaldo numëron më shumë se 500 milionë ndjekës në Instagram, ku shpesh herë poston edhe foto nga jeta e tij private. Pas një jave të zhurmshme dhe të lodhshme në Arabinë Saudite, shpesh CR7, një maniak pas formave të tij fizike, rikuperon energjitë. Një nga ndalesat e tij është në sauna.

Së fundmi, Cristiano ka publikon një foto nga ambjenti privat, ku reklamon sigurisht formën e tij trupore, por fansat me të vëmendshëm nuk mund të rrinë pa analizuar çdo detaj. Nëse shikoni me kujdes foton, Ronaldo ka lyer me ngjyrë të zezë thontë e këmbëve.

Kristi i Big Brother VIP… ka kopjuar Cristiano Ronaldon. Shikoni detajin

Një detaj që nuk ka kaluar pa u komentuar, pasi në Shqipëri tifozët e luzitanit, lehtësisht mund ta krahasojnë atë me Kristin e Brig Brother Albania VIP edhe pse banori i shtëpisë më të famshme, i ka lyer me ngjyrë të zezë thonjtë e duarve. Ky është ndryshimi i vetëm…

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll