Sport

‘Dosja’ e agresionit të Valverdes, te Garat: Dënimi i uruguajanit nga 4-12 ndeshje!

Agresioni i Valverdes transferohen në Komisionin e Garave dhe kjo hap një mundësi të re për dënimin sportiv të uruguajanit.

17 Prill 2023, 12:56 Nga DOSJA

‘Dosja’ e agresionit të Valverdes, te Garat: Dënimi i

SPANJE - Komisioni Kombëtar kundër Dhunës, i cili u mblodh mëngjesin e së hënës, ka transferuar në Komisionin e Garave dosjen për sulmin e Valverdes ndaj Baneas, që ndodhi brenda stadiumit Santiago Bebnabéu në fund të përplasjes mes Real Madridit dhe Villarrealit. Komisioni i përmendur tani do të nisë procedurat për përcaktimin e sanksionit sportive ndaj lojtarit uruguajan.

Pasi të hapet dosja dhe të merren pretendimet nga palët, sanksioni i dënimit mund të variojë nga katër deri në dymbëdhjetë ndeshje. Duhet mbajtur mend se Villarreali nuk ka paraqitur një ankesë dhe Komisioni ka detyrimin të veprojë pas marrjes së raportit nga Komisioni kundër Dhunës.

‘Dosja’ e agresionit të Valverdes, te Garat: Dënimi i

Të mërkurën e ardhshme organi i RFEF do të mblidhet për të nxjerrë, ndër të tjera, dosjen e re që përcakton sanksionin. Dosja përbëhet nga ankesa e paraqitur nga Baena në një stacion policor në Castellón dhe raporti që e njëjta polici hapi pas ndërhyrjes në Bernabéu. Minimumi në një muaj e gjysmë pritet të dihet sanksioni përfundimtar për lojtarin e bardhë.

Në Madrid konsiderohet pozitive për të ardhmen e lojtarit, që dosja ka mbërritur në Komisionin e Garës, pasi me ligjin e ri të sportit, nëse rasti do të ishte penal, sanksioni mund të shkonte me përjashtim nga një deri në gjashtë muaj për agresion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll