Bota

'Edhe unë gaboj, njeri jam'/ U kryqëzua në rrjet pasi shau flamurin shqiptar dhe e quajti leckë, flet Hoxha i 'Mercedesit': Video është incizuar më herët

Mazllami tha se qëllimi nuk ishte të denigrohej flamuri kombëtar, por të tregonte vetëm se ai nuk e adhuron flamurin.

17 Prill 2023, 16:13 Nga a.l
'Edhe unë gaboj, njeri jam'/ U kryqëzua në rrjet pasi
Mazllam Mazllami

KOSOVË- Hoxha Mazllam Mazllami, videoja e të cilit u bë viral në rrjet ku shfaqej duke sharë flamurin kombëtar shqiptar, ka kërkuar falje, pasi u kritikua nga qytetarët dhe jo vetëm. Hoxha nga Prizreni i cili mori vëmendje pasi besimtarët i dhuruan një makine luksoze të tipit Mercedes Benz me rastin e daljes në pension, u kritikua pasi në internet dje qarkulloi një video ku ai e quan flamurin “leckë” dhe “harrën”.

Në një intervistë të dhënë këtë të hënë në Euronews Albania, Mazllami tha se qëllimi nuk ishte të denigrohej flamuri kombëtar, por të tregonte vetëm se ai nuk e adhuron flamurin.

Këtu ka një keqkuptim. Kjo video është inçizuar më herët. Flamuri sipas fjalëve të mia është një bezë që në të është e vizatuar shqiponja. Nuk ishte qëllimi për të përdhosur dhe nënçmuar flamurin, diçka që prindërit tanë e kanë ngritur përpara 110 viteve në Vlorë. Kush jam unë për ta përdhosur një gjë të tillë. Është shumë gabim t’i lexoni gjërat mbrapsht. Leckë u përdor për të treguar një bezë në të cilën është vizatuar flamurin. Edhe unë jam shqiptar. Unë kam dashur të them se ne nuk e adhurojmë flamurin. Është bërë zhurmë gazetareske”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij ai kërkoi ndjesë për deklaratën e bërë duke thënë se ai s’është askushi që të denigrojë simbolin kombëtar të shqiptarëve.

Nëse është keqkuptuar kështu, unë njeri jam, edhe unë gaboj, kështu që i kërkoj falje opinionit”, tha ai. 

Hoxha së fundmi u bë i njohur pasi ‘xhemati’ i dhuroi një Mercedes luksoz me rastin e daljes në pension, gjë e cila është kritikuar nga gazetari Valon Syla i cili me ironi në një shkrim të publikuar në faqen e tij zyrtare në 'Facebook' e quajti 'Mulla Mercedesi'. Syla u dhunua dhe u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”. 

mazllam mazllami

Sondazh

Poll