Bota

Protestë masive në Pragë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Si inflacioni ashtu edhe kostoja e energjisë janë rritur gjatë vitit të kaluar duke ulur buxhetet e familjeve.

17 Prill 2023, 15:19 Nga a.l
Protestë masive në Pragë, qytetarët kërkojnë
Protestë në Çeki

ÇEKI- Mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin çek, Pragë, duke i bërë thirrje qeverisë të japë dorëheqjen për inflacionin e lartë dhe çmimin e energjisë. Ky ishte tubimi i dytë i organizuar në sheshin qendror Wenceslas, i thirrur nga një parti e re politike joparlamentare PRO, e cila në anglisht do të thotë 'Ligji, Respekti dhe Ekspertiza', shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne duam të shprehim mosmiratimin tonë për këtë qeveri, për situatën politike, për atë që po ndodh në Republikën Çeke dhe në fakt në të gjithë Evropën," tha një protestuese, Renata Urbanova.

Si inflacioni ashtu edhe kostoja e energjisë janë rritur gjatë vitit të kaluar duke ulur buxhetet e familjeve.

“Jam e shqetësuar për të ardhmen tonë, më duket se kompanitë po dështojnë, njerëzit kanë gjithnjë e më pak para dhe vërtet ndihem e pasigurt se çfarë do të sjellë e ardhmja”, tha Vladana Malirova, e cila gjithashtu mori pjesë në protestë. 

PRO ka kritikuar qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Petr Fiala për trajtimin e krizës energjetike që ka goditur Evropën që nga pushtimi rus i Ukrainës më shumë se një vit më parë. 

proteste ne ceki

Sondazh

Poll