Bota

Gruaja e Scholz jep dorëheqjen nga qeveria e Brandenburgut

Ajo propozoi që 200 vende të lira mësimore të plotësoheshin nga punonjës socialë, propozim që u refuzua nga deputetët e partisë së saj.

17 Prill 2023, 15:29 Nga k.m.
Gruaja e Scholz jep dorëheqjen nga qeveria e Brandenburgut
Britta Ernst

GJERMANI- Ministrja e Arsimit e Brandenburgut dhe gruaja e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Britta Ernst ka dhënë dorëheqjen. E gjitha ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mprehtë brenda grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate (SPD).

Sipas BILD, Ernst propozoi që 200 vende të lira në shkolla të plotësoheshin nga punonjës socialë, një propozim që u refuzua nga parlamentarët lokalë të partisë së saj.Ernst do të zëvendësohet si ministër i Arsimit nga Steffen Freiberg, i cili deri më tani ishte zëvendës i saj. Zgjedhjet shtetërore në Brandenburg do të zhvillohen në vjeshtën e vitit 2024.

Puna e Ernst është e ndarë nga ajo e bashkëshortit të saj, i cili ishte kryebashkiak i Hamburgut nga viti 2011 deri në 2018 përpara se të kthehej në qeveri si ministër i financave. Në Gjermani, arsimi është pothuajse tërësisht përgjegjësi e 16 qeverive shtetërore të vendit.

Ernst ishte anëtare e legjislaturës shtetërore në vendlindjen e saj në Hamburg nga viti 1997 deri në 2011. Ajo ishte ministre e arsimit e shtetit verior të Schlesëig-Holstein nga viti 2014 derisa një qeveri e qendrës së majtë në atë rajon humbi pushtetin në 2017. 

brita ernst

Sondazh

Poll