Bota

Valvula e presionit ka probleme, SpaceX anulon në minutën e fundit lëshimin e raketës më të madhe në botë

SpaceX thotë se do t'i duhen një minimum prej 48 orësh derisa të jetë e mundur nisja e radhës, tha inxhinierja e sistemeve Kate Tice në një transmetim të drejtpërdrejtë të ngjarjes.

17 Prill 2023, 15:19 Nga a.d
Valvula e presionit ka probleme, SpaceX anulon në minutën e fundit
SpaceX

Kompania komerciale e fluturimeve hapësinore SpaceX hoqi dorë nga fluturimi i saj i parë testues i planifikuar i Starship, një raketë e madhe prej çeliku inoks që një ditë mund të çonte njerëzit në Hënë, Mars dhe më gjerë.

Vetëm rreth 10 minuta përpara ngritjes së parashikuar, CEO i SpaceX, Elon Musk tha në Twitter se një valvul presioni dukej se ishte i ngrirë, që do të thotë se misioni do të ishte i paqëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja. 

SpaceX thotë se do t'i duhen një minimum prej 48 orësh derisa të jetë e mundur nisja e radhës, tha inxhinierja e sistemeve Kate Tice në një transmetim të drejtpërdrejtë të ngjarjes.

"Me një test të tillë, suksesi matet nga sa mund të mësojmë, gjë që do të informojë dhe përmirësojë probabilitetin e suksesit në të ardhmen pasi SpaceX përparon me shpejtësi zhvillimin e Starship," tha SpaceX në një postim në Twitter gjatë numërimit mbrapsht të nisjes të së hënës.

Starship është ndryshe nga çdo raketë tjetër dhe SpaceX pranon se fluturimi i parë provë do të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm.

spacex

Sondazh

Poll