Bota

ME VIDEO/ 'Kjo është leckë, arnë...'/ Hoxha 'i Mercedesit' në Kosovë SHAN flamurin shqiptar: Ne nuk adhurojmë shqiponja

Duke e quajtur leckë dhe arnë, ai u bën thirrje myslimanëve që të mos e konsiderojnë të rëndësishëm flamurin.

16 Prill 2023, 12:27 Nga a.l
ME VIDEO/ 'Kjo është leckë, arnë...'/ Hoxha
Mazllam Mazllami

KOSOVË- Hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami i cili disa ditë më parë është kritikuar nga gazetari analist Valon Syla për jetën luksoze, duke i cilësuar sjelljet e tij jo të denja për një person fetar, ka publikuar një video ku shfaqet duke sharë dhe përdhosur flamurin shqiptar. Duke e quajtur leckë dhe arnë, ai u bën thirrje myslimanëve që të mos e konsiderojnë të rëndësishëm flamurin. Për të të padenjë janë edhe dëshmorët, përceç atyre që “janë dëshmorë të Allahut”.

Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgjë s’bëhet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë myslimanë 80%, e njohin më opaganizmin çka është. Ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj. Shehid nuk bidet qysh po thotë dikushi – plot shehidë jemi ba, është mbushë Kosova dëshmorë. E lus Allahun që këta që kanë ra dëshmorë, ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkruajmë dëshmorë e ju vnojmë pllakata mas 50 vjete krejt jau thejmë. Edhe pse është himni të gjithë të bashkuar rreth flamurit, edhe me u bashku krejt rreth flamurit, me qet flamur në xhenet a hyjmë?”, thotë Mazllam Mazllami.

Hoxha së fundmi u bë i njohur pasi ‘xhemati’ i dhuroi një Mercedes luksoz me rastin e daljes në pension, gjë e cila është kritikuar nga gazetari Valon Syla i cili me ironi në një shkrim të publikuar në faqen e tij zyrtare në 'Facebook' e quajti 'Mulla Mercedesi'. Syla u dhunua dhe u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”. 

mazllam mazllami

Sondazh

Poll