Bota

Dyshohet se nuk ka deklaruar aksionet e bashkëshortes së tij, The Mirror: Kryeministri britanik vihet nën hetim

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, po hetohet nga komisioneri parlamentar pasi dyshohet se ka thyer kodin e sjelljes së deputetëve.

17 Prill 2023, 15:19 Nga a.d
Dyshohet se nuk ka deklaruar aksionet e bashkëshortes së tij, The
Rishi Sunak

BRITANI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, po hetohet nga komisioneri parlamentar pasi dyshohet se ka thyer kodin e sjelljes së deputetëve.

Sipas prestigjiozes angleze “The Mirror”, hetimi ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar sot, ku është fokusuar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth ka në agjencinë Koru Kids. Mirror raportoi më parë se Sunak nuk përmendi lidhjet e zonjës Murthy me kompaninë kur u mor në pyetje nga deputetët se pse firmat private do të përfitonin më shumë.

Një përditësim në faqen e internetit parlamentare tregon se hetimi ka të bëjë me paragrafin gjashtë të kodit të sjelljes së deputetëve ku theksohet: “Anëtarët duhet të jenë gjithmonë të hapur dhe të sinqertë në deklarimin e çdo interesi përkatës në çdo procedurë të Dhomës ose komisioneve të saj, dhe në çdo komunikim me ministra, anëtarë, zyrtarë publikë ose mbajtës të funksioneve publike.” 

Downing Street ka pretenduar se rregullat janë ndjekur, por kritikët thanë se ka pikëpyetje mbi përfitimet që familja e tij mund të marrë nga veprimet e qeverisë. 

rishi sunak

Sondazh

Poll